Merret vendimi, finalja e Superkupës së Kosovës do të luhet në Turqi më 21 janar
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës në vazhdën e mbledhjes që mbajti sot vendosi që finalja e Supërkupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Llapit të zhvillohet më 21 janar në një shtet të jashtëm: në Turqi, gjegjësisht Antalia.
Një vendim i çuditshëm për finalen e Superkupës së Kosovës është marrë sot nga KE në mbledhjen që mbajti sot. Megjithatë, ky vendim thuhet se erdhi në pajtim me dy klubet që do të luajnë në këtë finale, respektivisht Ballkanin dhe Llapin.
Kjo finale do të luhet pas afro dy javësh në Turqi, më saktësisht në Antalia, atje ku të dy klubet kosovare po zhvillojnë fazën përgatitore para fillimit të fazës së dytë.
“KE vendosi pas konsultimeve me kampionin e Kosovës FC”Ballkani” dhe fituesin e Kupës e Kupës së Kosovës FC ”Llapi” dhe pasi këto klube gjenden përgatitje në Antalia të Turqisë, që ndeshja e Superkupës të zhvillohet në Antalia më 21 janar 2023”, thuhet në njoftimin që komunoi FFK.

Në këtë mbledhje të KE u diskutuan gjithashtu edhe tema të tjera. Nga sot nuk do të jenë më si përzgjedhës në krye të grupmoshave të kombëtareve respektive Ramiz Krasniqi, Arsim Abazi, Kushtrim Munishi dhe Arben Simitçiu.
Ndryshime këto që prekin te dy kategoritë e gjinive në U19, por edhe kombëtaren A të futsallit. Ndërkaq në rastin e Krasniqit dhe Abazit, deri sot përzgjedhës të kombëtareve U19 dhe U19, rezultatet e dobëta kanë qenë ato që kanë shtyrë KE të vijë në një përfundim të tillë, duke mos ua vazhduar kontratat.
