Merih Demiral vendos fanellën e CR7 në ankand, paratë do të dhurohen si donacion në Turqi
Mbrojtësi turk Merih Demiral ka njoftuar se fanella e sulmuesit Cristiano Ronaldo do të hidhet në ankand, e tërë paratë do të dhurohen si donacion për të ndihmuar të prekurit pas tërmetit në Turqi.
Tërmeti në Turqi tashmë ka vrarë mbi 5 mijë persona, derisa edhe shumë të tjerë kanë mbetur nën rrënoja.
Demiral përmes një postimi në rrjetin social "Twitter" njoftoi se ka biseduar me Ronaldon dhe fanellën me nënshkrimin e tij do të hidhet në ankand, ku të gjitha paratë do të dhurohen në Turqi.
"Sapo bisedova me Cristianon. Ai tha se i vjen shumë keq për atë që ndodhi në Turqi. Në jemi duke vendosur në ankand fanellën e nënshkruar të Ronaldos që e kam në koleksion".
"Të gjitha fitimet nga ankandi do të përdoren për zonat e prekura nga tërmeti", shkroi Demiral.
Az önce @Cristiano ile konuştum.
— Merih Demiral (@Merihdemiral) February 7, 2023
Türkiye'de yaşananlara çok üzüldüğünü söyledi. Ronaldo'nun koleksiyonumdaki imzalı formasını açık artırma usulüyle satışa çıkarıyoruz.
Açık artırmadan elde edilecek gelirin tamamı deprem bölgesinde kullanılmak üzere @ahbap 'a bağışlanacaktır. pic.twitter.com/OwnU93oShJ
Gjendja vazhdon të jetë mjaftë e rëndë në Turqi, ku mijëra kanë ndërruar jetë. Disa prej tyre kanë qenë edhe futbollistë të ekipeve turke që janë gjetur nën rrënoja pa shenja jete.
Ndërsa, një ekip i tërë i volejbollit është ende nën rrënoja, ku nuk dihet asgjë mbi "fatin e tyre".
Nga të gjitha shtetet kanë nisur donacionet për ta ndihmuar Turqinë, derisa edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi dhuroi 15 mijë euro për familjet e të prekurve.