Mërgim Berisha ende ëndërron Gjermaninë: Do të isha i lumtur po të isha në listën e nominimeve të Flick - NACIONALE

Mërgim Berisha ende ëndërron Gjermaninë: Do të isha i lumtur po të isha në listën e nominimeve të Flick

1 vit më parë

nga NACIONALE

Vitet kalojnë, por asgjë s'ndryshon. Sulmuesi Mërgim Berisha ende është në pritje të kombëtares së Gjermanisë dhe mesa duket nuk është duke konsideruar fare ardhjen te Kosova.

Siç dihet, ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian por afrojnë mirëpo Kosova mesa duket duhet t'ia dalë me lojtarët momental, pasi futbollistët tanë në diasporë po vazhdojnë ta refuzojnë ftesë.

Mërgim Berisha që sa vite është emri më i përfolur, mirëpo lojtari së fundmi sërish ka bërë të ditur se është në pritje të një ftesë nga Gjermania.

"Mesazh Hansi Flickut? Gjëja e vetme është që jam duke dhënë 100 për qind në fushë dhe të nxjerrë maksimumin nga vetja. Ai (Flick) vendos nëse do të më ftojë, por sigurisht do të isha i lumtur nëse do isha i nominuar", deklaroi së fundmi qendërsulmuesi për "Kicker".

Berisha është duke kaluar formën më të mirë në karrierë që kur kaloi te skuadra gjermane Augsburg, derisa ka shënuar në tre ndeshjet e fundit radhazi.

Në fakt, goli i tij së fundmi i solli fitoren Augsburgut në ndeshjen e vështirë ndaj Bayer Leverkusen.

Edhe bashkëlojtari i tij Maassen e ka këshilluar Flickun që ta ftojë Berishën për ndeshjet e radhës.

"Nuk mendoj se ka ndonjë numër nëntë më të mirë për momentin në Gjermani. Mund ta shihni kualitetin që ka, me këmbën e majtë, të djathtë dhe me kokë. Ai është lojtar i shkëlqyeshëm brenda zonës", ishin fjalët e Maassen për kosovarin.

Kombëtarja e Gjermanisë do të zhvillojë dy miqësore në muajin mars para se t'i luajnë kualifikueset për Kampionatin Evropian dhe është raportuar se Berisha është një ndër lojtarët që po vëzhgohet nga Flick.

Momentalisht te kombëtarja gjermane në pozitën e qendërsulmuesit ndodhet vetëm Kai Havertz i Chelseas pasi Timo Werner vazhdon të jetë i lënduar.

Kujtojmë, Berisha muaj më parë ishte në Kosovë për të diskutuar me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), por mesa duket vazhdon ta ketë Gjermaninë prioritet.

Lajme të ngjashme