Mediumi i madh gjerman, Bild: Mërgim Berisha mund të ftohet për miqësoret e radhës nga Flick - NACIONALE

Mediumi i madh gjerman, Bild: Mërgim Berisha mund të ftohet për miqësoret e radhës nga Flick

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Mërgim Berisha mund të jetë një ‘forcë’ shtesë e kombëtares së Gjermanisë në miqësoret e radhës.

Mediumi më i madh gjerman, “SportBild” raporton se përzgjedhësi Hansi Flick është duke ndjekur disa futbollistë, e një prej tyre që i ka ‘zënë syrin’ është Berisha, i cili po kalon formë të mirë te Augsburg.

Berisha që sa kohë është dëshira e madhe e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), që kanë provuar ta bindin të vijë të luajë për Kosovën, mirëpo deri me tani asgjë s’ka funksionuar.

Muaj më parë, Berisha ishte edhe në Kosovë për të diskutuar me FFK-në, siç raportoi ekskluzivisht Gazeta Nacionale.

Sidoqoftë, mediumi ‘Bild’ raporton se Berisha mund të ftohet për ndeshjet e radhës të Gjermanisë para kualifikuesve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Hansi Flick është duke ndjekur nga afër përmirësimin e lojtarëve si Josha Vagnoman (Stuttgart), Kevin Schade (Brentford) dhe Mërgim Berisha (Augsburg), i cili mund të merr ftesën e parë për kombëtare në miqësoret e radhës”, shkruhet në raportin e tyre.

Në rast që ndodhë kjo, padyshim do të ishte një goditje e madhe për Kosovën – pasi po shpresonin të mbështeteshin te Berisha për kualifikueset e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Kujtojmë, Berisha është vetëm një ndër futbollistët kosovarë që po presin Gjermaninë, ku në të njëjtën listë ndodhen edhe Elvis Rexhbecaj, Arijon Ibrahimovic dhe Diant Ramaj.

Lajme të ngjashme