Mendez shtang Interin, Real Sociedad në epërsi
Real Sociedad ka kaluar në epërsi ndaj Interit pas vetëm katër minutave lojë.
Ishte Brais Mendez që kaloi vendasit në epërsi me një gol të bukur.
E tëra nisi me një gabim amator nga Alessandro Bastoni që humbi topin si lojtar i fundit, ku përfitoi Mendez që realizoi nga afërsia.