Menaxheri i Sadio Manes e akuzon Bayern Munichun për racizëm dhe tregon arsyen e largimit të senegalezit
Menaxheri i Sadio Manes e ka akuzuar për racizëm klubin e Bayern Munichut, duke treguar disa prapaskena nga problemi me Leroy Sanen.
Senegalezi u largua nga “Bavarezzët” për t’iu bashkuar Al Nassr, ku do të fitojë rreth 650 mijë funte për javë.
Të gjithë menduan se Mane u largua nga Bayern shkaku i minutazhës së ulët, mirëpo menaxheri i tij akuzoi klubin gjerman për racizëm.
“Leroy Sane e ofendoi Manen? Po. Nuk mund të hyjë në disa detaje. Prandaj thashë se kishte mosmirënjohje nga ana e Bayernit. Është çmenduri!".
“Nëse ngjyra e lëkurës së Sadio Mane e shqetësonte Leroy Sane, shqetësonte edhe përgjegjësit e Bayernit, sepse ata nuk e kuptonin pse do t'i paguanin këto lloj parash këtij djali”.
“Të gjithë ata që e njohin futbollin evropian e dinë se Leroy Sane është një djalë shumë dëshpërues, ndërsa Sadio është shumë i qetë dhe e ka treguar këtë kudo që ka luajtur. Sane i ka kaluar kufijtë”.
“U thanë shumë gjëra të gabuara për atë që ndodhi. Gjëra 'të pista' dolën nga shtypi gjerman. Ata u rreshtuan me Sane kundër Sadios. Ata thanë se Sadio u gjobit me 500 mijë euro, që është një gënjeshtër”, nënvizoi ai.
Ndërkohë, Mane nënshkroi kontratë për tre vitet në vijim.
