Zyrtare: Sadio Mane nënshkruan me Al Nassr - NACIONALE

Zyrtare: Sadio Mane nënshkruan me Al Nassr

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Al Nassr ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Sadio Mane nga Bayern Munich.

Përmes një video të bukur mbi një minutëshe, klubi arab njoftoi transferimin e senegalezit.

“Saaaadiiiioooooooo Mane”, shkruhet në mbishkrim ku shihej Mane duke vallëzuar, i cili thoshte “Mezi pres t’iu shoh në stadium”.

Mane ka nënshkruar kontratë për tre vite, ku do të fitojë rreth 650 mijë funte për javë, që e bën një nga lojtarët më të paguar në Arabinë Saudite.

Al Nassr veçse është duke ndërtuar një skuadër plot me yje pasi tashmë ka emra të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Marcelo Brozovic, Alex Telles dhe Fofana.

Tani, Mane do t’iu ndihmojë këtyre emrave të lartpërmendur për ta fituar titullin në Arabi, gjë që Al Nassr ka dështuar ta bëjë këto vitet e fundit.

Ndërkohë, Bayern Munich do të fitojë mbi 25 milionë euro për senegalezin, që në fakt është vlerë më e ulët në krahasim me atë që shpenzoi për ta sjellë në “Allianz Arena” nga Liverpooli një vit më parë.

Lajme të ngjashme