Medon Berisha jep asist të jashtëzakonshëm për Lecce - NACIONALE

Medon Berisha jep asist të jashtëzakonshëm për Lecce

1 vit më parë

nga NACIONALE

Futbollisti shqiptar Medon Berisha ka dhuruar një asistim mahnitës për Lecce.

Në përballjen ndaj Monzas, Berisha ishte titullar ndërsa pas vetëm tre minutave fitoi zemrat e tifozëve vendas.

Me një harkim të gjatë, ish futbollisti i Kosovës U21 e gjeti për mrekulli Tete Morenton, i cili pastaj shënoi për t’i dhënë epërsinë Lecces.

Përndryshe, Berisha u zëvendësua në minutën e 55-të për t’ia lëshuar vendin futbollistit tjetër shqiptar, Ylber Ramadanit.

Lajme të ngjashme