Mediet italiane: Stojkovic ofendoi gratë kosovare - NACIONALE

Mediet italiane: Stojkovic ofendoi gratë kosovare

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazeta më e madhe italiane, “Corriere Della Sera”, ia dedikoi një hapësirë lajmit se përzgjedhësi serb, Dragan Trajkovic, dje ofendoi rëndë gratë shqiptare nga Kosova.

Megjithëse ishin më së të qarta fjalët e Stojkovic, ku ofendoi në përgjithësi gratë shqiptare pasi Vlahovic shënoi golin e 2:1 në minutën e 35-të, gazeta italiane “Corriere Della Sera” shkruan se i gjithë konteksti është te Kosova dhe tek ofendimi i grave kosovare më konkretisht.+

Kjo pasi, siç shkruan gazeta në fjalë, në fushë ishin dy lojtarë me prejardhje nga Kosova, duke u referuar Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit – me ç’rast fjalët të pista, banale dhe denigruese u dedikoheshin atyre.

“Corriere Della Sera” po ashtu raporton se një episod i tillë është shoqëruar me reagime të ashpra në Kosovë, ku është kërkuar ndërmarrja e masave adekuate nga FIFA për trajnerin serb dhe kombëtaren gjegjëse.

Raportime të ngjashme gjatë ditës patën edhe medie të tjera nga bota.

Lajme të ngjashme