Mediat shqiptare: Sylivnho ka vendosur ta fut Hoxhën para Seferit në formacionin bazë - NACIONALE

Mediat shqiptare: Sylivnho ka vendosur ta fut Hoxhën para Seferit në formacionin bazë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi Sylvinho duket se ka mësuar nga gabimi i bërë në ndeshjen ndaj Italisë dhe në përballjen e radhës Arbër Hoxha pritet të luajë nga minuta e parë kundër Kroacisë.

Tekniku brazilian u kritikua për zgjedhjet e bëra në formacionin zyrtar, ku anësorët e krahut si Asani dhe Seferi nuk është që arritën të lënë shenja ndaj Italisë.

Megjithatë, me inkuadrimin e Hoxhës, Shqipëria nisi të kërkojë më shumë golin, ku anësori i Dinamo Zagrebit disa herë dribloi mbrojtësin e krahut dhe tentonte të harkonte për Manajn.

“Panorama Sport” raporton se në përballjen ndaj Kroacisë, Sylvinho pritet ta bëjë vetëm një ndryshim dhe ta fus Hoxhën para Seferit.

Sipas mediumit shqiptar, Sylvinho është i kënaqur me paraqitjen e të tjerëve dhe nuk do të ketë ndonjë ndryshim, që nënkupton se Arlind Ajeti do të luajë para Ardian Ismajlit si dhe Thomas Strakosha para Etrit Berishës.

Formacioni i Shqipërisë kundër Kroacisë pritet të jetë kështu (4-2-3-1): Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Asllani; Asani, Bajrami, Hoxha; Broja.

Përballja mes Shqipërisë dhe Kroacisë zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 15:00.

Lajme të ngjashme