"Më pëlqen" - Arteta reagon pas një kacafytje mes Zinchenkos e Ben White në fitoren ndaj Nottingham Forest
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se i pëlqeu skena kur u kacafytën Benjamin White dhe Oleksandr Zinchenko, në fitoren e Topçinjve ndaj Nottingham Forest.
Londinezët e mundën Forestin 2:1 falë golave të Gabriel Jesus dhe Bukayo Saka në pjesën e dytë, me Taiwo Awoniyi që shënoi vonë për të ngushtuar rezultatin në City Ground të martën mbrëma. Pavarësisht se mblodhën të tre pikët, mbrojtësit Zinchenko dhe White duhej të mbaheshin larg njëri-tjetrit në fund të takimit, me të parinn që dukej i zemëruar pasi nuk u arrit që mos të pësonin gol. Tani, trajneri Arteta ka shprehur kënaqësinë e tij për pasionin e ndezur nga lojtarët e tij për të mos u kënaqur me fitoren.

Kur u pyet për incidentin mes Zinchenkos dhe White, Arteta u tha gazetarëve: "Më pëlqen! E dua sepse ata kërkojnë më shumë nga njëri-tjetri. Ata nuk janë të kënaqur me mënyrën se si e pranuan atë [gol] dhe thjesht po përpiqen ta zgjidhin atë. Ishte pak situatë e nxehtë, por kjo do të thotë se nuk mjafton të luajmë në mënyrën se si luajtëm, rezultati duhet të jetë më i thellë dhe që të mos pësojmë gol."

Rezultati ringjalli ambiciet e Arsenalit për titull dhe i vendosi ata me dy pikë nga liderët e ligës, Liverpool dhe tre pikë përpara kampionit në fuqi, Manchester City, edhe pse të dyja palët kanë ndeshje më pak të zhvilluara se Topçinjtë.

Arsenali i vendit të dytë do të përballet me një provë të fuqishme në Premierligë kundër Liverpoolit të Jurgen Klopp të dielën, e ndjekur nga një udhëtim jashtë vendit ndaj rivalëve londinez West Ham, të cilët janë në vendin e gjashtë në tabelë, një javë më vonë.