“Me një fitore ta vazhdojmë ëndrrën për Evropian”, Kosova e gatshme për Rumaninë - NACIONALE

“Me një fitore ta vazhdojmë ëndrrën për Evropian”, Kosova e gatshme për Rumaninë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Me një fitore ndaj Rumanisë, Kombëtares së Kosovës do t’i kthehet shpresa për t’u kualifikuar në Kampionat Evropian, kështu se paku ka deklaruar sulmuesi Edon Zhegrova.

Barazimi ndaj Zvicrës i ka motivuar djelmoshat kosovarë, që tani janë të sigurt se duan vetëm pikët e plota në Bukuresht.

Zhegrova, që është ndër më të pëlqyerit nga tifozët te Kosova për “Lajmi.net” ka thënë se janë të motivuar në maksimum dhe beson se me një fitore do të vazhdojë ëndrra për Evropian.

Loja e fundit ka qenë rezultat pozitiv pas rezultateve që kemi pasur në ndeshjet e fundit. Të gjithë lojtarët janë të motivuar për lojën e radhës. Shpresoj me një fitore në Rumani që ta realizojmë ëndrrën që të kualifikohemi në Evropian”.

Unë kam me jap maksimumin dhe besoj që do të shënoj”, deklaroi shkurtimisht ai.

Ndërkohë, të këtij mendimi janë edhe dy sulmuesit Vedat Muriqi dhe Milot Rashica që e shohin këtë përballje si “treni i fundit”.

Po shpresojmë për fitore, s’na ka mbet ndonjë gjë tjetër”, thotë ylli i Mallorcas që e di rëndësinë e kësaj loje.

Për fund, kujtojmë se përballja ndaj Rumanisë zhvillohet të martën më fillim nga ora 20:45.

Lajme të ngjashme