Më në fund këndellet Liverpooli, fiton derbin ndaj Evertonit - NACIONALE

Më në fund këndellet Liverpooli, fiton derbin ndaj Evertonit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool pas dy humbjeve radhazi në Premierligë ka arritur t'i arkëtojë pikët e plota, duke mposhtur rivalin lokal Everton në kuadër të xhiros së 23-të në Premierligë.

"Reds" zhvilluan lojë të bukur duke fituar me rezultat komod 2:0.

Ndeshja fillimisht ishte e baraspeshuar me dy klubet që mundoheshin të dominonin në posedim. Everton pati rastin e parë të rrezikshëm me anë të James Tarkowski.

Sidoqoftë, pas humbjes së këtij të fundit, Liverpool nisi një kundëraksion të shpejtë ku Darwin Nunez asistoi për Mohamed Salah, i cili shënoi lehtësisht në portën e Pickford (36').

Ndërsa, vetëm katër minuta pasi nisi pjesa e dytë, skuadra e Klopp krijoi një aksion të shkëlqyer me Trent Alexander-Arnold që asistoi për Cody Gakpon, i cili dyfishoi epërsinë (njëkohësisht ishte goli i parë në fanellën e Liverpoolit).

Liverpool vazhdoi të dominojë me Nunez që kishte disa raste të bukura, mirëpo ende s'po arrin ta gjejë rrugën drejtë rrjetës.

Pas kësaj fitore, Liverpool ngritët në pozitën e nëntë me 32 pikë, derisa Everton vazhdon të jetë në zonën e rrezikshme duke qenë në pozitën e 18-të me 18 sosh.

Në xhiron e radhës, Liverpool do të jetë mysafir i Newcastle Unitedi, derisa Everton do ta pres Southamptonin.

Kjo ndërkohë për Liverpoolin do të jetë sfida e fundit, para se të zhvillojnë derbin ndaj Real Madridit në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme