Me dy golat e shënuar ndaj Atlantas, Messi tani ka shënuar kundër 100 skuadrave të ndryshme - NACIONALE

Me dy golat e shënuar ndaj Atlantas, Messi tani ka shënuar kundër 100 skuadrave të ndryshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli argjentinas, Lionel Messi, ka arritur edhe një tjetër moment historik në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Kjo u bë e mundur me dy golat e shënuar sot në mëngjesin e hershëm ndaj Atlanta United për skuadrën e tij Inter Miami në fitoren 4:0 në Kupën e Ligës.

Dy golat e Messit kundër Atlantës në Kupën e Ligës do të thotë që argjentinasi tani ka shënuar kundër 100 klubeve të ndryshme gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, pasi ka luajtur edhe për Barcelonën dhe Paris Saint-Germainin.

Messi ka qenë në formë fantastike që kur mbërriti në Shtetet e Bashkuara, pasi ka shënuar gjithashtu një goditje dënimi të bukur në debutimin e tij kundër Cruz Azul në minutat shtesë për t’i dhuruar skuadrës së tij fitoren. Miami tani ka fituar dy ndeshje në këtë garë, pasi nuk ka arritur të fitojë asnjë nga gjashtë ndeshjet para ardhjes së Messit.

Inter Miami tani ka një pushim të rëndësishëm përpara se të kthehet në aksion më 21 gusht kundër Charlotte, që do të jetë paraqitja e parë e Messit në MLS.

Lajme të ngjashme