Mbyllet pjesa e parë: Paraqitje e mirë nga Shqipëria, por s’ka gola
Ka përfunduar pjesa e parë pa gola mes Republikës Çeke dhe kombëtares së Shqipërisë.
Pavarësisht që vendasit ishin më dominues, “Kuq e Zinjtë” bën një paraqitje shumë të mirë.
Ashtu siç pritej, çekët kishin raste më shumë duke rrezikuar me harkime të gjata por që mbrojtja mysafire së bashku me Berishën ishin gjithmonë në vendin e duhur.
Edhe Shqipëria kishte rastet e veta, sidomos me Jasir Asanin që ishte në një moment përballë portierit mirëpo që dështoi të realizonte nga afërsia.
Nga një mundësi shënimi e kishin edhe Sokol Cikalleshi dhe Nedim Bajrami, por që gjithashtu dështuan t’i finalizonin.
Kësisoj, mbetet të shihet pas pjesës së dytë nëse ky do të mbetet rezultati përfundimtar.
Një barazim Shqipërisë do t’i konvenonte sidomos nëse Polonia dështon t’i mposhtë Ishujt Farore.