Mbyllet pjesa e parë: Pa gola në “El Clasico”
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Përballja e rivalëve të urryer ishte shumë interesante nga fillimi, por që munguan vetëm golat.
Real Madridi kishte disa raste të mira shënimi, mirëpo edhe Barcelona rrezikoi disa herë me aksione të shpejta.
Kylian Mbappe në fakt arriti të shënojë pas 30 minutave lojë, mirëpo që VAR-i e anuloi shkaku i pozitës jashtë loje. Barcelona në fakt arriti ta vendoste francezin plot gjashtë herë në pozitë jashtë loje vetëm në këto 45 minuta.
Raphinha e Lamine Yamal gjithashtu kishin raste shënimi, por që Andriy Lunin doli të jetë në vendin e duhur duke mos lejuar befasu.
Kësisoj mbetet të shihet në pjesën e dytë në rast që ndonjëra nga skuadrat spanjolle do të arrijnë t’i marrin pikët e plota në “Santiago Bernabeu”.