Mbyllet pjesa e parë në Dusseldorf Arena, pa gola mes Anglisë e Zvicrës - NACIONALE

Mbyllet pjesa e parë në Dusseldorf Arena, pa gola mes Anglisë e Zvicrës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anglia me Zvicrën po përballen në çerekfinalen e radhës në Kampionat Evropian, ku pas 45 minutave të para në Dusseldorf Arena, nuk pati gola të shënuar.

Të dy kombëtaret zhvilluan një pjesë të parë shumë të kujdesshme, duke mos lënë shumë hapësira për goditje në drejtim të portës.

Zvicra pati iniciativën në fillim të ndeshjes, me disa gjysmëraste të krijuara, e pastaj Anglia e mori në dorë kontrollin, por që edhe këta nuk krijuan më shumë se disa gjysmëraste.

Të dy kombëtaret nuk goditën asnjëherë në drejtim të portës, me Tre Luanët që patën posedimin e topit.

45 minutat në Dusseldorf Arena mbyllen pa gola, me pjesën e dytë që pritet të jetë më interesante.

Kujtojmë se fituesi nga ky takim shkon në gjysmëfinale të Evropianit, aty ku do të takohet me fituesin nga ndeshje Holandë - Turqi, që zhvillohet sot me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme