Mbyllet pjesa e parë: Danimarka në epërsi të ngushtë ndaj Kosovës
Kombëtarja e Kosovës ka bërë një paraqitje në çerekun e dytë për t’iu afruar tejet shumë Danimarkës.
Danezët e mbyllen pjesën e parë ndaj “Dardanëve” me rezultat të ngushtë 44:43 (27:16, 17:27).
Danimarka ishte tejet e fuqishme gjatë çerekut të parë duke e mbyllur me 11 pikë epërsi, ku disa nga lojtarët tanë nuk po e gjenin aspak veten si Dardan Berisha dhe Dominic Artis që nuk shënuan asnjë pikë.
Mirëpo, në çerekun e dytë të dy basketbollistët e lartpërmendur u këndellen duke ndihmuar Kosovën ta mbyll në epërsi këtë çerek prej 10 pikë, duke lënë dallimin vetëm me një pikë.
Berisha ishte i hatashëm në këtë çerek me plot 13 pikë, duke qenë i pagabueshëm në pesë gjuajtjet e lira, si dhe kontribuoi me një dypikësh dhe dy trepikësha.
Kësisoj, rezultati momental është 44:43 dhe Kosova tani do të tentojë ta përmbysë për të shënuar një fitore si mysafir që afro tre vite, e cila gjithashtu do t’i ishte një ndihmë e madhe për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian “EuroBasket 2025”.