Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Suedisë dhe Shqipërisë - NACIONALE

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Suedisë dhe Shqipërisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar pjesa e parë pa gola në miqësoren mes Suedisë dhe Shqipërisë.

“Kuq e Zinjtë” duket se janë këndellur nga ajo humbje nga Kili, pasi bën një paraqitje të shkëlqyer ndaj suedezëve.

45 minutat e parë ishin mjaftë të barabartë, me dy skuadrat që kishin raste të njëpasnjëshme por iu mungoi finalizimi.

Shqipëria e nisi më mirë duke kërkuar një penallti pasi Broja u faulla në sulm, por gjyqtari kryesor e vazhdoi lojën sikurse s’kishte ndodhur asgjë.

Suedia kishte një rast të artë përmes Emil Frosberg, por ky i fundit goditi shtyllën pas asistimit të Kulusevskit.

Shqipëria në fakt e gjeti golin përmes Brojës që realizoi nga afërsia, mirëpo që u anulua për pozitë jashtë loje.

Kësisoj, mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse ndonjëra nga skuadrat do të arrijë fitoren në fund.

Lajme të ngjashme