Mbyllet pa gola pjesa e parë e derbit anglez
Është mbyllur pa gola pjesa e parë e derbit të rivalëve të urryer Liverpool – Manchester Unitedi.
Përballja ishte mjaftë interesante nga fillimi, por që të dy skuadrat assesi s'e gjetën rrugën drejtë rrjetës.
Liverpooli dominoi në posedimin e topit, megjithatë rastet më të mira i takuan “Djajve të Kuq”.
Liverpooli lehtë mund të kalonte në epërsi përmes Cody Gakpos dhe Alexis Mac Allister, por Onana u gjend në vendin e duhur për t’ia mohuar golin.
Unitedi rrezikoi me anë të Diogo Dalot, që kishte një mundësi të mirë pas pasimit të saktë së Amad, sidoqoftë edhe kjo nuk përfundoi brenda rrjetës.
Kësisoj, mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse ndonjëra nga këto skuadra do të arrijë t’i finalizojë rastet për t’i arkëtuar pikët e plota në “Anfield”.