Mbyllet baras pjesa e parë mes Trepçës dhe Yllit - NACIONALE

Mbyllet baras pjesa e parë mes Trepçës dhe Yllit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Është mbyllur me pikë të barabarta pjesa e parë e sfidës që e cakton titullin kampion të Kosovës në basket ndërmjet Trepçës dhe Yllit.

Skuadra mitrovicase bëri një përmbysje në çerekun e dytë, për ta mbyllur pjesën e parë me rezultat 30:30.

Ylli e nisi shumë më mirë, duke qenë gjashtë pikë epërsi në çerekun e parë (10:16). Mirëpo, skuadra mitrovicase u këndell në çerekun e dytë, duke qenë të motivuar edhe nga fishkëllimet e tifozëve.

Me një dominim në çerekun e dytë, Trepça arriti ta fitojë me rezultat 20:14, për ta barazuar rezultatin në 30:30 dhe tani dy çerekët e radhës do të jenë vendimtar për ta përcaktuar fituesin.

Deri më tani te Trepça më të mirët kanë qenë Bracy-Davies me 9 pikë, aq sa ka edhe Dardan Kapiti derisa te Ylli si gjithnjë u dallua Alonzo Verge Jr, i cili ka realizuar 10 sosh.

Lajme të ngjashme