Mbappe zemërohet me klubin: Është PSG, jo Kylian Saint-Germain - NACIONALE

Mbappe zemërohet me klubin: Është PSG, jo Kylian Saint-Germain

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli francez, Kylian Mbappe, është zemëruar me skuadrën e tij Paris Saint-Germian, pasi në një reklamacion të klubit prej 75 sekondave, ai shfaqet pothuajse gjatë tërë kohës dhe kjo ka bërë që 24-vjeçari të reagojë duke thënë se klubi nuk quhet Kylian Saint-Germain.

Mbappe është i pranishëm në reklamë gjatë gjithë kohës, fjalët e tij, imazhet dhe pamjet duke luajtur në Parkun e Princave janë paraqitur jashtëzakonisht shumë në videon prej 75 sekondave.

Real Madrid will sign Kylian Mbappe on one condition

Megjithatë, Mbappe pretendon se PSG-ja ka fshehur informacione se ku do të përdorej përmbajtja e intervistës së tij, duke sugjeruar se ai mendonte se kjo ishte thjeshtë për një ditë marketingu të klubit.

Mbappe vendosi ta përdorë Instagramin për të shprehur mospajtimin me klubin e vet, duke e kritikuar ata se përdorën vetëm figurën e tij në përmbajtjen e videos që kishte për qëllim t'i bindte tifozët të blinin bileta sezonale për vitin e ardhshëm futbollistik.

“Sapo mora pjesë në shikimin e kampanjës së klubit për shitjen e biletave për sezonin 2023-24. Në asnjë moment nuk isha i informuar për përmbajtjen e intervistës me bashkëbiseduesin tim. Me dukej si një intervistë e thjeshtë në një ditë marketingu në klub. Nuk jam dakord me këtë video të postuar.”

Ai shtoi: “Kjo është arsyeja se pse unë luftoj për të drejtat individuale të imazhit. PSG është një klub i madh dhe një familje e madhe, por sigurisht nuk është Kylian Saint-Germain.”

Kylian Mbappe not Kylian Saint-Germain

Mbappe së fundmi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në PSG-së gjatë këtij sezon, pasi shënoi golin e tij të 201-të në fillim të sezonit.

Në maj të vitit 2022 ai vazhdoi kontratën e tij me PSG-në deri në vitin 2025, pavarësisht spekulimeve për një kalim të mundshëm të gjigantët spanjollë, Real Madrid. Sipas raportimeve ai ka një pagë rreth 4 milionë euro në muaj në kryeqytetin francez, por Mbappe thuhet që nuk është i lumtur te klubi dhe mund të kërkojë një largim të detyruar në verë.

Në tetor të vitit 2022, dolën raporte që sugjeronin se ka tre arsye pse sulmuesi dëshiron të largohet kaq shpejtë, menjëherë pas nënshkrimit të kontratës që skadon deri në vitin 2025, njëra prej të cilave lidhet me faktin që Mbappe nuk i pëlqen të luajë si sulmues i vetëm.

Mbappe u sigurua që nuk do të luante i vetëm në front, por pa ardhjen e një sulmuesi të klasit të lartë ai vazhdon të jetë në krye.

Raportimet sugjerojnë se atij i është premtuar para nënshkrimit të kontratës së re fitimprurëse se do të blihej një qendërmbrojtës në mënyrë që të kishte më shumë mundësi për të sulmuar, veçanërisht pasi besonte se Neymar do të shitej verës.

Ish-ylli i PSG-së, Zlatan Imbrahimovic mund të mos e shikojë me shumë dashuri videon e fundit promovuese të klubit ku shfaq shumë Mbappen

Ai tha: “Mbappe ka vënë veten në një situatë ku është më i rëndësishëm se klubi. Por nuk duhet të jesh kurrë më i madh se klubi, sepse nuk je.”/Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme