Kylian Mbappe njofton Real Madridin se do t'iu bashkohet në vitin 2024 - NACIONALE

Kylian Mbappe njofton Real Madridin se do t'iu bashkohet në vitin 2024

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Kylian Mbappe ka vendosur përfundimisht që t'i bashkohet Real Madridit si agjent i lirë në vitin 2024, gjithnjë sipas asaj që raporton gazeta e madhe spanjolle "AS".

Francezi ende ëndërron që të luajë për Real Madridin pavarësisht që verën e kaluar rinovoi për PSG-në dhe këtë tashmë ia ka bërë me dije klubit madrilen.

Dëshira e Mbappes është që të largohet nga Parisi në verë, por skuadra franceze nuk është e interesuar ta lejojë, përpos nëse ndodhë ndonjë befasi.

Kësisoj, Real Madridi duhet të pres deri në vitin 2024. Këtë herë thuhet se Mbappe është i bindur që duhet ta marrë këtë hap të duhur dhe tani i ka njoftuar autoritetet e larta madrilene se do të veshët me fanellën e bardhë së paku deri në sezonin 2024/25.

Kontrata e nënshkruar me PSG-në bëhet aktive deri më 2025 nëse Mbappe e fiton Ligën e Kampionëve, përndryshe vlen vetëm deri më 2024, përpos nëse francezi shpreh dëshirë që ta rinovoi.

"AS" raporton se këtë herë Mbappe nuk do ta lejojë askënd t'ia ndryshojë mendjen për largimin nga "Parku i Princave". Verën e kaluar ishte presidenti i Francës Emmanuel Macron që i kërkoi të qëndronte edhe për sa kohë në Ligue 1.

Real Madridi ka vendosur që deri atëherë të mos bëjë asnjë lëvizje për Mbappen, ngase nuk duan që eksperienca e vitit të kaluar të përsëritet.

Lajme të ngjashme