Ibrahimovici e kritikon Mbappen për qëndrimin në PSG: Kurrë s’mund të jesh më i madh se klubi - NACIONALE

Ibrahimovici e kritikon Mbappen për qëndrimin në PSG: Kurrë s’mund të jesh më i madh se klubi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, e ka kritikuar vendimin e Kylian Mbappes për të qëndruar në Paris Saint-Germain dhe e ka paralajmëruar atë se një futbollist kurrë nuk mund të jetë më i madh se një klub.

Mbappe e hodhi poshtë mundësinë për t’iu bashkuar Real Madridit duke nënshkruar marrëveshje të re trivjeçare me kampionin francez në maj, dhe u bë lojtari më i paguar në botën e futbollit.

Sipas revistës Fobres, Mbappe do t’i fitojë 130 milionë euro për sezonin 2022/2023 – që është rekord botëror.

Ibrahimovici, ndërkohë, beson se sulmuesi francez nuk është dashur të qëndronte në Parkun e Princave.

“Mbappen, si person nuk e njoh shumë mirë. Si lojtar, ai është fantastik. Por ku e humb disiplinën, atëherë e humb identitetin”, tha Ibrahimovici për Mbappen.

“Ekziston një arsyeje pse Zidane është Zidane. Mbappe dëshiron ta imitojë atë? Që dëshiron të fillojë të përparojë. Të mos jetë i kënaqur”.

“Ai e mori vendimin e duhur për PSG-në, por jo për veten. Sepse ai e vendosi veten në një pozitë ku ai është më i rëndësishëm se klubi. Klubi ia dha çelësat për këtë. Por më i madh se klubi nuk mund të jesh kurrë”, shtoi ai.

Së fundmi, 23-vjeçari i mohoi thashethemet se ka kërkuar të largohet nga klubi në janar, pas lajmeve se marrëdhëniet e tij me klubin janë prishur plotësisht.

Ibrahimovici, i cili i kaloi katër vite në PSG dhe i fitoi 12 trofe gjatë asaj kohe, i fajësoi përfaqësuesit e Mbappes që e kthyen në sagë transferimin e tij në verë.

“Pra, prindërit e tij u bënë avokatë, menaxherë dhe trajnerë. Prej një gjëje ata u bënë një tjetër. Ky është telashi. Kështu e humb disiplinën tënde dhe atë që je”, theksoi ai.

“Sot me gjeneratat e reja, prindërit, baballarët, nënat, mendojnë se janë bërë yje. Ata flasin për gazeta. Po kush mendoni që jeni ju? Mbylleni gojën. I takon djalit tuaj, lojtarit, të punojë dhe të jetë i disiplinuar”, përfundoi suedezi.

Lajme të ngjashme