Mbappe pranë rikthimit, pritet të luajë në Kupën Internacionale - NACIONALE

Mbappe pranë rikthimit, pritet të luajë në Kupën Internacionale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Kylian Mbappe duket se ka lënë prapa lëndimin e fundit dhe do të jetë gati për finalen që Real Madridi e zhvillon ndaj Pachuca të mërkurën për Kupën Internacionale.

Francezi u dëmtua në fitoren ndaj Atalantas për Ligën e Kampionëve, dhe si pasojë ishte mungesa e “Los Blancos” në barazimin 3:3 ndaj Rayo Vallecanos.

Sidoqoftë, trajneri Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Mbappe është më mirë duke lënë të hapur mundësinë që të luajë nesër.

“Është e thjesht, ai stërviti mirë dje, kishte gjëra pozitive. Ai bëri sprinte dhe gjithçka shkoi mirë”.

Stërvitja e sotme është e rëndësishme, do t’i shikojmë të gjitha sensacionet dhe rrezikimet. Nëse është mirë, do të flasë me doktorët dhe do të luajë”.

“Nëse do të ketë qoftë një rrezik minimal, sigurisht që jo. Por, dje ishte shumë mirë, jemi shumë optimist”.

Ancelotti mund të shkruajë historinë të mërkurën, ndërsa është në kërkim të trofeut të 15-të në fanellën e “Galaktikëve”.

Në rast që e arrin një gjë të tillë, atëherë tekniku italian do ta tejkalojë Miguez Munoz, që është trajneri më i suksesshëm në historinë e Madridit.

“Është diçka e rëndësishme, sigurisht arritje e madhe në këtë sukses. Është simptomë e një pune të mirë, së paku mendoj që kemi bërë mirë”.

“Dua të vazhdoj. Është nder të krahasohem me Munoz dhe pjesën e trajnerëve tjerë që kanë pasur fat ta drejtojnë klubin më të madh në botë”.

“Jemi shumë të emocionuar. Nëse jemi këtu është sepse kemi bërë mirë. Është dhuratë për ne sepse Pachuca kanë kaluar dy kualifikuese. Do të provojmë të fitojmë dhe ta marrim kupën në Madrid pavarësisht vështirësive”.

Lajme të ngjashme