Mbappe: Messi nuk mori respektin që meritoi te PSG - NACIONALE

Mbappe: Messi nuk mori respektin që meritoi te PSG

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, nuk ka qenë aspak i kënaqur me trajtimin që mori ish-bashkëlojtari i tij, Lionel Messi, në dy vitet e tij te kampioni francez, me francezin që thotë se argjentinasi kurrë nuk mori respektin që meritonte.

Argjentinasi tregoi javën e kaluar se do të largohej nga klubi i kryeqytetit të Francës kur t'i skadonte kontrata këtë muaj. Ai do të nisë një rrugëtim të ri në MLS me Inter Miami, duke i dhënë kështu fund një eksperience të trazuar në Paris. Pavarësisht se konsiderohej nga shumë si më i madhi i të gjitha kohërave, as Messi nuk ishte imun ndaj abuzimit që u shfaq nga baza e tifozëve ultras - diçka për të cilën Mbappe ka keqardhje.

20230326 Lionel Messi Kylian Mbappe

24-vjeçari francez ka thënë për La Gazzetta dello Sport: "Po flasim për lojtarin potencialisht më të mirë në historinë e futbollit. Nuk është kurrë një lajm i mirë kur dikush si Messi largohet. Personalisht, nuk e kuptoj pse kaq shume njerëz u lehtësuan sa u largua ai. Po flasim per Messin. Ai duhet te respektohet dhe në vend të kësaj nuk mori respektin që meritonte në Francë. Turp por kështu ndodhi. Ne do duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta zëvendësuar atë.”

Lionel Messi Kylian Mbappe PSG 2022-23

Me largimin e Messit dhe Neymarin në dukje me një këmbë jashtë skuadrës, mund të ketë një verë të ndërrimit të brezave në PSG. Megjithatë, është raportuar se Mbappe gjithashtu mund të mos qëndrojë. Pavarësisht këmbënguljes së lojtarit se ai do të përfundojë marrëveshjen e tij aktuale deri në vitin 2024, parisienët mendohet se nuk janë të gatshëm ta lënë atë të largohet si një transferim i lirë verën e ardhshme. Prandaj, PSG mund të fillojë sezonin e ardhshëm me një sulm krejtësisht të ri, tre transferime - njëri prej të cilëve duket se tashmë është nënshkruar.

Lionel Messi PSG 2022-23

Sidoqoftë, që largimi i Mbappes të ndodhë, një klub i përshtatshëm do të duhej të hynte me fondet për të joshur francezin larg atdheut të tij. Duket se ka të ngjarë të jetë Real Madridi, i cili thuhet se është i gatshëm të shpenzojë deri në 200 milionë euro për të.

Lajme të ngjashme