Mbappe: E kuptoj Griezmannin, edhe unë do të reagoja njëjtë - NACIONALE

Mbappe: E kuptoj Griezmannin, edhe unë do të reagoja njëjtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe ka thënë se ka biseduar me Antoine Griezmman për t’u qartësuar lidhur me punën e shiritit të kapitenit.

Mbappe është emëruar si kapiten i Francës të martën pasi portieri Hugo Loris vendosi të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar në janarin e këtij viti.

Ai dëshiron që unë të jem unifikues, të marr ekipin tim me vete. Jam lidhja mes brezave. Unë jam kapiteni i vendit tim, është diçka që nuk mund ta shmangësh. Është një përgjegjësi e re. Do ta marr përsipër natyrshëm, nuk do të ndryshoj mënyrën se si luaj por ndoshta mënyrën se si sillem”.

Mbappe shtoi se zëvendëskapiteni Antoine Griezmann është i zhgënjyer nga ky vendim. Ylli i Atletico Madridit kishte bërë debutimin e tij të parë në 2014 dhe ka qenë një nga lojtarët me shërbim të gjatë nën urdhrat e Deschamps.

Është një reagim i pritur. I thashë se do të kisha pasur të njëjtin reagim. Ai është ndoshta lojtari më i rëndësishëm gjatë epokës së Deschamps. Unë nuk jam eprori i tij. Ai dhe unë do të jemi dorë për dore në përpjekje për të dërguar ekipin në një nivel global. Nëse ai ka diçka për t’i thënë grupit, unë do të ulem dhe do të dëgjoj”.

Mbappe i cili ka luajtur 66 ndeshje dhe ka luajtur një rol kyç në fitoren e Kupës së Botës 2018 dhe përfundoi si pozitë e dytë në Kupën e Botës 2022 shtoi se do të bëjë një punë më ndryshe në krahasim me Lloris.

Unë nuk mendoj se trajneri më bëri kapiten sepse ai mendoi se unë do të bëja të njëjtën gjë si Hugo”.

Ndeshja e parë e Mbappe si kapiten do të jetë të premten kur Franca do të përballet me Holandën në “Stade de France” në kuadër të kualifikueseve për “Euro 2024”./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme