Mbappe debuton me gol, Real Madridi triumfon në finale të Superkupës së Evropës ndaj Atalantës
Kylian Mbappe ia ka bërë sefte me Real Madridin. Ai shënoi gol në debutimin e tij në fitoren 2:0, ku Mbretërit triumfuan në finale të Superkupës së Evropës ndaj Atalantës.
Përballja finale u zhvillua në Varshavë të Polonisë, ku u takua fituesi i Ligës së Kampionëve me atë të Ligës së Evropës të sezonit që lamë pas.
Pjesa e parë e takimit ishte shumë e qetë, me të dyja skuadrat të kujdesshme, por që më shumë treguan italianët, madje duke goditur shtyllën në një rast, ndërsa Mbappe në tentimin e parë u bllokua nga mbrojtja e Atalantës.
Gola nuk pati në 45 minutat e parë, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan dy.
Real Madridi tregoi krejtësisht fytyrë tjetër në pjesë të dytë, duke krijuar shumë raste shënimi, e Atalanta ishte më pak prezente.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 59-të, kur Valverde shënoi lehtësisht për 1:0, pasi Vinicius Junior e përfundoi krejt punën me driblime të bukura në zonë.
⚽️ Goal: Valverde | Real Madrid 1-0 Atalanta pic.twitter.com/NxiWLJzbUw
— PushGoals (@PushGoals) August 14, 2024
Mbretërit dyfishuan shpejt rezultatin. Vetëm nëntë minuta më vonë, në një aksion të zgjatur, Jude Bellingham asistoi, teksa Kylian Mbappe shënoi në debutimin e tij për Real Madridin dhe rezultatin përfundimtar 2:0.
⚽️ Goal: Mbappe | Real Madrid 2-0 Atalanta | 🅰️ bellinghampic.twitter.com/68wfzIhIsk
— PushGoals (@PushGoals) August 14, 2024
Ky është një debutim ëndrrash për të, duke shënuar për klubin që e ka ëndërruar që kur ishte fëmijë.
Real Madridi tani bëhet kampion për herë të gjashtë i Superkupës së Evropës, duke kaluar Milanin e Barcelonën që deri më sot ishin të barabartë me nga pesë.