Max Verstappen vazhdon fuqishëm drejtë titullit dhe fiton në Holandë, Russell e Leclerc në podium - NACIONALE

Max Verstappen vazhdon fuqishëm drejtë titullit dhe fiton në Holandë, Russell e Leclerc në podium

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vozitësi i Red Bull, Max Verstappen ka marrë fitoren e radhës - këtë herë në garën e madhe të Holandës.

Verstappen zhvilloi një garë shumë të bukur në vendlindje duke triumfuar në fund, me George Russell të Mercedes dhe Charles Leclerc i Ferrarit që përfunduan në podium.

Holandezi tregoi sërish pse është favoriti për titullin e botës pas një gare të ‘nxehtë’ me Leëis Hamiltonin e Mercedes, që në fund mori një rënie të madhe.

Shtatë herë kampioni i Botës u “tradhtua” sërish nga strategjia e skuadrës, kësisoj përfundoi si pozitë e katërt.

Russell i Mercedesit bëri gjithashtu një paraqitje të shkëlqyer, duke zënë pozitën e dytë pavarësisht që e nisi nga vendi i gjashtë.

Top 10 në klasifikim rezultoi të jetë kështu:

1.Verstappen - Red Bull

2.Russell - Merceredes

3.Leclerc - Ferrari

4.Hamilton - Mercedes

5.Perez - Red Bull

6.Alonso - Alpine

7.Norris - McLaren

8.Sainz - Ferrari

9.Ocon - Alpine

10.Stroll - Aston Martin

Pas kësaj fitore të madh, Verstappen foli për faqen zyrtare të Formula 1, duke theksuar se ndihet krenar që është holandez dhe e sheh si ndjenjë të pabesueshme fitoren në vëndlindje.

“Nuk ishte një garë e drejtpërdrejtë… ne e caktuam kohën e rifillimit shumë mirë. Është e pabesueshme të fitosh sërish. Është gjithmonë e veçantë të fitosh çmimin e madh të shtëpisë tënde. Jam krenar që jam holandez!”, deklaroi shkurtimisht Verstappen.

Kështu në renditjen e tanishme, Verstappen qëndron me 109 pikë mbi Leclerc që zë pozitën e dytë në klasifikim me shtatë dhe vetëm 191 pikë të mbetura deri në fund.

Lajme të ngjashme