Mathias dënohet me tre vjet burg pas komplotit për të zhvatur Paul Pogban
Vëllai i Paul Pogba, Mathias, është dënuar me tre vjet burg në Francë pasi u shpall fajtor për tentativë zhvatjeje ndaj ish-mesfushorit të Manchester United.
Mathias Pogba, 34 vjeç, ishte një nga gjashtë të pandehurit që doli në gjyq pasi u akuzua për përpjekje për të zhvatur 13 milionë euro nga vëllai i tij më i vogël.
Paul Pogba iu tha hetuesve francezë se në mars 2022 ishte rrëmbyer dhe mbajtur nën kërcënimin e armëve nga dy persona me kapuç, të cilët kërkuan që ai të paguante 13 milionë euro për "shërbimet e mbrojtjes".
Mathias Pogba pohoi se nuk ishte pjesë e komplotit të rrëmbimit, por të enjten u shpall fajtor për “presion të kryer ndaj vëllait të tij Paul dhe familjes së tij për të siguruar pagesën e shumës prej 13 milionë euro”.
34-vjeçari është dënuar me tre vjet burg, dy prej të cilave janë pezulluar dhe i është dhënë një gjobë prej 20 mijë eurove.
Pesë të pandehurit e tjerë, miq të fëmijërisë ose të njohur të Paul Pogba, u shpallën fajtorë për zhvatje, rrëmbim dhe ndalim, si dhe pjesëmarrje në një komplot kriminal dhe u dënuan me burgim deri në tetë vjet dhe gjoba që variojnë nga 20 mijë deri në 40 mijë euro.
Maitre Mbeko Tabula, avokati që përfaqëson Mathias Pogba në fund të seancës tha: “Është një vendim jashtëzakonisht i ashpër që nuk korrespondon me pritjet tona.
“Do të flas me Mathias, por mendoj se do të apelojmë. Vendimi nuk korrespondon aspak me realitetin e kësaj çështjeje dhe me synimet e Mathias”.
“Ai është padyshim në shok. Që në fillim ka shpallur pafajësinë. Ai thotë se është manipuluar, detyruar, se është vënë nën presion. Se kurrë nuk do të kishte vepruar në mënyrë negative ndaj vëllait të tij. Nuk kemi marrë parasysh dobësinë e tij, faktin që detyrohej të bënte gjëra pavarësisht nga vullneti i tij. Ne po ia mohojmë këtë realitet, prandaj po e dënojmë.
“[Nuk ka] asnjë xhelozi, asnjë inat. Mosmarrëveshje mes vëllezërve të tillë ndodhin kudo”.