Martinez: Interi u kthye në vendin që i përket pas shumë vitesh - NACIONALE

Martinez: Interi u kthye në vendin që i përket pas shumë vitesh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, ka thënë se është i lumtur që më në fund skuadra e tij është në vendin ku i përket, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, teksa për përballjen me Milanin thotë se do të jetë një ndeshje e veçantë.

Interi kishte një epërsi nga ndeshja e parë me rezultat 2:0, por në ndeshjen kthyese shënuan Barella, Martinez dhe Correa, për të siguruar një kalim në mesin e katër skuadrave më të mira evropiane.

Pavarësisht se Interi ishte në avantazh në San Siro gjatë gjithë kohës, në fund ndeshja përfundoi 3:3, me Benficën që shënoi dy gola në minutat e fundit, por që nuk arritën ta shmangnin eliminimin.

"Ndjehem kaq i lumtur dhe krenar që përfaqësoj këtë klub të mrekullueshëm. Jam i lumtur për familjen time, një përqafim i madh për vëllain tim që pati një dëmtim të keq në gju, kështu që kjo është për të," tha Lautaro Martinez për Amazon Prime Video Italia.

Lautaro Martinez wants to reassert leadership at Inter vs Benfica

Ai nuk kishte arritur të gjente rrjetën në nëntë ndeshjet e tij të fundit konkurruese, kështu që me të vërtetë kishte nevojë për golin e sotëm.

"Ka momente në futboll, ndonjëherë topi hyn brenda dhe ndonjëherë jo."

Kjo nuk do të jetë vetëm gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampioneve për Interin që nga fitorja e tripletës në vitin 2010, por edhe një Derby della Madonnina kundër rivalëve të qytetit Milan.

"Kjo është një ndeshje shumë e veçantë. Ne e dimë se çfarë do të thotë të luash një derbi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Megjithatë, tani ne duhet të kthehemi në Serie A dhe pastaj ne mund të mendojmë për Ligën e Kampionëve.”

Inter advances past Benfica, sets up Milan semifinal in CL | AP News

I sapo dalë nga triumfi në Kupën e Botës me Argjentinën, Lautaro Martinez mund të triumfojë edhe në Ligën e Kampionëve në të njëjtin sezon.

"E luaj këtë sport për të fituar gjithçka. Ne jemi në gjysmëfinale dhe ky është një objektiv i arritur, pas shumë vitesh ky klub meriton të jetë atje ku jemi tani."

Lajme të ngjashme