Martinelli!! Arsenali në epërsi ndaj Chelseas
Arsenali më në fund e ka zhbllokuar rezultatin në derbin ndaj Chelseas.
Ishte Gabriel Martinelli që shënoi nga afërsia pas një asistimi të bukur të Martin Odegaardit.
Norvegjezi e vendosi brazilianin përballë Sanches dhe me një goditje të saktë i dha epërsinë mysafirëve.