Marrëveshje me Barcelonën? Agjenti i Gundoganit jep detaje mbi të ardhmen e lojtarit - NACIONALE

Marrëveshje me Barcelonën? Agjenti i Gundoganit jep detaje mbi të ardhmen e lojtarit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjenti i mesfushorit Ilkay Gundogan ka mohuar raportimet e fundit se klienti i tij ka vendosur mbi të ardhmen.

Kontrata e 32-vjeçarit me Man Cityn skadon në qershor, që nënkupton se mund të largohet nga gjiganti i Premierligës si agjent i lirë në verë.

Gundogan ka qenë i lidhur me kalimin te Barcelona, pasi klubi spanjoll ka përgatitur për të kontratë dyvjeçare.

Mirëpo, agjenti i Gudonganit ka bërë me dije se momentalisht s'ka asnjë marrëveshje.

"Padyshim që nuk kemi asnjë marrëveshje me asnjë klub. Fokusi i Ilkay në këto javët e fundit ishte vetëm te Man City dhe lindja e djalit të tij", tha ai për "Guardian".

32-vjeçari tutje shtoi: "Tani Gundogan është i fokusuar në fazën finale të sezonit dhe është plotësisht i fokusuar aty. Ku do që do të luajë Ilkay edicionin e ardhshëm është ende e hapur".

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është i etur për të nënshkruar me Gundogan, derisa ka bërë edhe një kërkesë të veçantë te bordi që të sigurojnë shërbimet e gjermanit.

Në mënyrë që të nënshkruajë me lojtarë të kalibrit të lartë, Barcelona duhet t'i zbresë pagat dhe të fitojnë së paku 200 milionë euro.

Gundogan që prej kalimit te Man City ka qenë ndër më të mirët duke bërë plot 290 paraqitje duke regjistruar 53 gola dhe 37 asistime.

Përpos kësaj, ai ka fituar pesë herë titullin e Premierligës, një herë FA Cup dhe katër herë Kupën e Ligës.

Lajme të ngjashme