Xavi bën kërkesë të veçantë për transferimin e yllit të Man Cityt
Trajneri Xavi Hernandez ka bërë kërkesë të veçantë te Barcelona për të nënshkruar me mesfushorin Ilkay Gundogan këtë verë si agjent i lirë.
32-vjeçarit i skadon kontrata në verë me skuadrën angleze dhe ende s'ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Trajneri Pep Guardiola e ka bërë të qartë se dëshiron që Gundogan të vazhdojë qëndrimin te City dhe javën e kaluar deklaroi se gjermani "është mesfushori më i mirë që kemi këtë sezon".
Sipas "The Athletic", City do të përballet me Barcelonën për të nënshkruar me Barcelonën gjatë afatit kalimtar veror.
Raporti shton se Xavi ka bërë një kërkesë të veçantë te drejtuesit e Barcelonës duke kërkuar prurjen e Gundoganit.
Ndërkohë, presidenti i La Liga-s, Javier Tebas ka paralajmëruar se Barcelona duhet të shesë një nga yjet e skuadrës këtë verë për të përforcuar skuadrën.
"Kemi kontrolle ekonomike strikte. Në fundin e secilit edicion, na iu tregojmë se sa kubet në La Liga mund të shpenzojnë".
"Në rastin e Barcelonës, ata kanë zbritur përmes zbritjes së pagave dhe transferimeve nga 650 milionë në 450 milionë euro, që është buxhet minus 200 milionë euro".
“Ata duhet të zvogëlojnë investimet e tyre në lojtarë dhe ne i kemi inkurajuar ata të shesin lojtarë sepse për çdo shumë që ata mbledhin në shitje ata mund të shpenzojnë 40 për qind të kësaj”.