Mark Zuckerberg: Finalja e Botërorit e theu rekordin në WhatsApp, 25 milionë mesazhe në sekondë - NACIONALE

Mark Zuckerberg: Finalja e Botërorit e theu rekordin në WhatsApp, 25 milionë mesazhe në sekondë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Krijuesi i Facebookut, Mark Zuckerberg ka treguar se finalja e Botërorit ka thyer rekordet në rrjetin social "Whatsapp".

Zuckerberg shkroi se fotoja e Lionel Messit me Kupën e Botës tani është më e pëlqyera në histori të "Instagramit", derisa falë Kupës së Botës ka fituar edhe "Whatsapp".

Brenda sekondit në "Whatsapp" janë shpërndarë plot 25 mijë mesazhe.

"Postimi i Leo Messit me Kupën e Botës tani është më i pëlqyeri në historinë e Instagramit. Whatsapp gjithashtu arriti rekordin prej 25 milionë mesazheve për sekondë gjatë finales", shkroi ai.

Kujtojmë, Argjentina në fund arriti ta fitojë Kupën e Botës pas penalltive 4:2.

Argjentina tani ka tre tituj të kampionit të botës, një më pak se Italia, që është kombëtarja me më së shumti.

Lajme të ngjashme