Maresca: Chelsea s’ma ka obliguar top katërshen - NACIONALE

Maresca: Chelsea s’ma ka obliguar top katërshen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Chelseas Enzo Maresca thotë se nuk e ka obligim ta përfundojë sezonin në top katërshe, ngase synimi kryesor është rindërtimi.

Chelsea po kalon një formë fantastike me Marescan, ku aktualisht kanë 17 pikë, në pozitën e pestë në Premierligë, vetëm pesë larg Man Cityt që është lider.

Sidoqoftë, tekniku italian ka deklaruar se nuk e ka për obligim që ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

“Klubi nuk më ka përmendur asgjë për top katër. Gjithnjë kanë thënë se synimi dhe ideja është të ndërtojnë diçka të rëndësishme për katër ose pesë vite”.

Punojmë çdo ditë për të arritur diçka të rëndësishme. Provojmë të bëjmë më të mirën”, deklaroi ai.

Aktualisht, Chelsea është vetëm një pikë larg top treshes ndërsa në vikend i pret përballja e vështirë ndaj rivalit lokal Arsenal.

Sidoqoftë, “Blutë” rikthehen në aksion qysh të mërkurën mbrëma kundër Newcastle United për EFL Cup, skuadër të cilën së fundmi e mposhtën vikendin e kaluar në kuadër të kampionatit anglez.

Përndryshe, përballja mes Newcastles dhe Chelseas do të nis me fillim nga ora 20:45.

Lajme të ngjashme