Marcus Rashford e pranon se konsideroi largimin nga Man United
Sulmuesi Marcus Rashford e ka pranuar se konsideroi largimin nga Manchester United vitin e kaluar, para se Erik ten Hag ta bindte për qëndrimin në “Old Trafford”.
Anglezi dëshpëroi nën urdhrat e Solskjaer dhe Rangnick, duke shënuar vetëm pesë gola në 32 paraqitje në të gjitha garat, por edicionin e kaluar ishte i hatashëm me 30 gola, 17 prej tyre në Premierligë.
I pyetur nëse e konsideroi largimin nga “Djajtë e Kuq”, Rashford i tha “Guardian”: “Para se trajneri të vinte ndoshta pak, por është futbolli – ndodhin”.
“Çdo gjë ndodh për një arsye dhe ai erdhi te klubi në kohën e duhur, që rezultoi mirë”.
Rashford dha lëvdata për efektin që Ten Hag ka bërë te “Djajtë e Kuq” duke shtuar se po i ofron lojtarëve më shumë liri.
“Liri, në të kaluarën nuk e kishim kaq shumë, ndonjëherë pra nuk e shijon futbollin që ishte çështje me mua. Nuk po e shijoja futbollin aq shumë sa duhej”.
“Shkaku i kësaj ndikoi te paraqitja ime dhe prandaj jam këso personi, nëse nuk jam i lumtur është vështirë të luaj futbollin më të mirin”.
“Pak më shumë liri dhe qëndrueshmëri, jo të jep mundësi ta tregosh veten. E shijoj shënimin e golave, të bëj asistime, të luaj në sulme dhe të shkaktoj kërcënime për skuadrën kundërshtare”.