Marco Materazzi tregon pse e shau Jose Mourinhon
Ish-mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, ka zbuluar pse e kishte sharë Jose Mourinhon, pasi trajneri portugez e kishte braktisur klubin zikaltër për t’iu bashkuar Real Madridit në vitin 2010.
Mourinho e kishte lënë Interin pak orë pasi e kishte udhëhequr drejt fitimit të trofeut të Ligës së Kampionëve, duke e mundur 2:0 Bayern Munich në finalen e 2010-s në Santiago Bernabeu.
Në një intervistë për mediat italiane, Materazzi e pranoi se kishte qenë një adhurues i madh i Mourinhos dhe se asnjë trajner para tij nuk e kishte trajtuar atë në mënyrën e njëjtë.
“Mourinho ishte i veçantë, ai i dinte emrat e të gjithë fëmijëve tanë dhe bashkëshortëve tona”, tha Materazzi.
“Askush tjetër nuk e kishte bërë këtë për mua. Për mua nuk ishte befasi e madhe, por për gruan time, kur ai e takoi dhe i tha ‘përshendetje Daniela’, ishte”, tregoi ai.
Përfundimisht, Materazzi mbeti zemërthyer kur Mourinho e shfrytëzoi mundësinë për ta drejtuar Real Madridin duke e lënë Interin kampion.
Pak pas finales së Ligës së Kampionëve më 2010, Mourinho vendosi të qëndrojë në Madrid dhe të mos kthehej në Itali me ekipin e Interit, duke u larguar vjedhurazi nga stadiumi Bernabeu.
Megjithatë, Materazzi e vërejti trajnerin duke u larguar nga stadiumi dhe e nxiti atë të kthehej për ta përqafuar mbrojtësin italian, i cili po qante si fëmijë.
Materrazi ka zbuluar tani se çfarë i tha portugezin gjatë përqafimit emocional.
“I thashë, “ik, pirdhu”, sepse po më linte me Benitezin”, nënvizoi Materazzi.
😂😂Semplicemente MATRIX ⬇️⚫🔵 pic.twitter.com/HXT0cNQhQ2
— FcInterNews.it (@FcInterNewsit) April 6, 2023