Marclei Cesar konfirmon kalimin te Dukagjini, tregon arsyen e largimit nga Prishtina - NACIONALE

Marclei Cesar konfirmon kalimin te Dukagjini, tregon arsyen e largimit nga Prishtina

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi brazilian Marclei Cesar ka nënshkruar kontratë me klubin futbollistik Dukagjini, pas largimit nga FC Prishtina.

Cesar ishte paraparë të ishte një ndër lojtarët kryesorë te skuadra e Ismet Munishit kur kaloi gjatë verës, por një gjë e tillë nuk ndodhi, me lojtarin që ka pasur rol të limituar në skuadër.

Shkaku i kësaj, braziliani se bashku me klubin bardhëkaltër ranë dakord për mbylljen e parakohshme të marrëveshjes. Ai për Gazetën Nacionale ka bërë me ditur se tashmë i është bashkuar Dukagjinit.

Kam nënshkruar kontratë me Dukagjinin”, tha fillimisht ai.

I pyetur për arsyen që vendosi t’i bashkohet rivalit kosovar, Cesar konfirmoi se dëshiron të luajë më shumë.

Arrita marrëveshje të përbashkët me klubin, nuk kisha shumë mundësi dhe vendosa të largohesha që të isha në gjendje të rikthehem”.

Jam duke punuar tani me një klub ku kam më shumë mundësi që të tregojë futbollin tim”, përfundoi ai.

Qendërsulmuesi për këta muaj nën urdhrat e Munishit ka zhvilluar vetëm 10 paraqitje, duke arritur të kontribuojë me një asistim.

Tani mbetet të shihet se si do të shkojnë gjërat te Dukagjini, skuadër kjo që po lufton për t’i shpëtuar rënies.

Kujtojmë, Cesar nuk është futbollisti i vetëm që la Prishtinën shkaku i mungesës së minutave, me Gentrit Dumanin që gjithashtu ndjeki këtë rrugë.

Lajme të ngjashme