Marcel Sabitzer i hapur për qëndrimin te Man United edhe pas verës
Mesfushori Marcel Sabitzer nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e qëndrimit te Manchester United pas huazimit, duke deklaruar se është shumë i lumtur me gjithçka brenda klubit.
28-vjeçari iu bashkua "Djajve të Kuq" nga Bayern Munich në ditën e fundit të afatit kalimtar pasi trajneri Erik ten Hag kërkoi një alternativë në vendin e Christian Eriksen.
Austriaku menjëherë fitoi vendin në 11-shën bazë duke qenë tre herë titullar në Premierligë, por në marrëveshjen e tij nuk ka opsion blerje.
"Është huazim për momentin, kaq mund të them. Më pëlqen këtu, jam duke u ndjerë shumë mirë. Më pëlqen skuadra, klubi, atmosfera në "Old Trafford". Do të shohim çfarë do të ndodhë në verë", deklaroi ai.
Sabitzer nuk do të jetë në gjendje të luajë me Manchester Unitedin ndaj Barcelonës të enjten në Ligën e Evropës shkaku i suspendimit.
Ai u ndëshkua derisa luante në Ligën e Kampionëve te Bayern Munich gjatë pjesës së parë të sezonit dhe ky suspendim tani do t'i ndikojë në Ligën e Evropës, prandaj do ta humbasë ndeshjen e parë në Spanjë.
Ndërkohë, Ten Hag mund ta përdorë Sabitzerin menjëherë pas asaj ndeshje, në sfidën kundër Leicester Cityt, përballjen e dytë ndaj Barcelonës dhe ndeshjen e fundit të muajit shkurt kundër Newcastle Unitedi.
Kujtojmë, përballja mes Barcelonës dhe Man Unitedit do të zhvillohet me fillim nga ora 18:45.