Marca: Vinicius Junior do ta fitojë Topin e Artë
Mediumi spanjoll, Marca, në ballinën e saj të martën, ka shkruar se ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, do ta fitojë Topin e Artë, më 28 tetor në Paris.
Pasi Modric e Benzema e thyen dominimin e Cristiano Ronaldos e Lionel Messit, pasi kishin fituar vetëm këta të dy që nga viti 2008, sërish tani do të jetë një lojtar i Real Madridit, por kësaj radhe një brazilian, që do ta fitojë trofeun më të rëndësishëm individual në futboll.
Sipas Marca-s, Vinicius Junior e ka fituar garën me bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Kylian Mbappe, teksa i ka mposhtur në garë edhe Jude Bellingham, Dani Carvajal dhe Rodrin e Manchester Cityt.
#LaPortada 🗞 'Todos los caminos conducen al oro' pic.twitter.com/y96xNNwGd9
— MARCA (@marca) September 23, 2024
Sezonin e kaluar, Vinicius shkëlqeu, duke shënuar 24 gola e shtoi edhe 11 asiste në 39 ndeshje për Mbretërit, duke fituar La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Spanjës. Në Kupë të Mbretit u eliminua në 1/8 e finales, teksa me Brazilin në Kupën e Amerikës e përfunduan rrugëtimin në çerekfinale, pikërisht pasi ylli brazilian mungoi në atë ndeshje.