Marca: Real Madrid nuk dëshiron të humbë kohë me Kylian Mbappen
Real Madrid nuk është duke menduar transferimin e yllit të PSG-së, Kylian Mbappe në afatin e ardhshëm kalimtar veror, raporton mediumi spanjoll "Marca".
Francezi ishte pranë kalimit verën që lamë pas në "Santiago Bernabeu", por në fund befasoi të gjithë duke ndryshuar vendim dhe rinovuar me PSG-në edhe për tre vite.
Sidoqoftë, gjashtë muaj kanë kaluar dhe emri i tij është lidhur sërish me kalimin te klubi madrilen, por Real Madrid nuk po mendon të humbet më kohë për të.
Sipas raportit të gazetës spanjolle, drejtuesit e Real Madridit mbesin të pakënaqur me lojtarin pas tërë asaj pune që bënë që sa vite për ta bindur, derisa 23-vjecari u përgjigj ne atë mënyrë.
Synimi kryesor i "Los Blancos" thuhet se është të fokusohet në përmirësimin e disa yjeve të rinj, si Vinicius dhe Rodrygo.
👀 El Real Madrid no pierde el tiempo https://t.co/I24OKLURH2 Te lo cuenta @jfelixdiaz
— MARCA (@marca) December 25, 2022
Njësoi sikurse kishte bisedime për rikthimin e Cristiano Ronaldos, arritja e Mbappes do të ndryshonte rolet në skuadrën momentale, prandaj klubi nuk dëshiron.
E ardhmja e Vinicius momentalisht është prioritet për gjigantin spanjoll, sidomos pas paraqitjeve të mrekullueshme që bëri në Kupën e Botës "Katar 2022".
Në përfundim, "Marca" shton se askush nuk e mohon kualitetin e Mbappes dhe çfarë mundet ai të kontribuojë, sidoqoftë nuk i qëndron planeve momentale.