“Marca”: Prej lojtarit katastrofik në Lazio, Muriqi është shndërruar në njërin prej pikave të referimit në Laliga - NACIONALE

“Marca”: Prej lojtarit katastrofik në Lazio, Muriqi është shndërruar në njërin prej pikave të referimit në Laliga

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta e madhe sportive spanjolle, “Marca”, i ka kushtuar një shkrim Mallorcas. Ecurinë fantastike të skuadrës ia faturon formës së Vedat Muriqit, pa të cilin gazeta në fjalë vlerëson se nuk mund të konceptohet përmirësimi i bërë nga skuadra ishullore.

Vedat Muriqi u rikthye me paraqitje të mira javën e kaluar pas një faze të brishtë që ishte duke kaluar. Kundër Real Madridit edhe një herë ishte në elementin e vet më të mirë, duke u shpallur me meritë edhe si lojtari i ndeshjes.

Gazeta sportive më e madhe spanjolle, “Marca”, ka bërë një shkrim në lidhje me sekretet e formës së mirë të Mallorcas. Sipas gazetarit të “Radio Marca”, Miguel Quintana, Muriqi është përcaktues në përmirësimin që ka bërë skuadra e drejtuar nga Javier Aguirre.

“Kosovari, që ishte katastrofik në Roma (me Lazion), është ringjallur me Mallorcan dhe është njëri prej sulmuesve si pikë referimi në Laliga. Ka shënuar 8 gola dhe është sulmuesi i dytë që ka fituar më së shumti duele në ajër (97). Më mirë se ai në këtë aspekt është vetëm Joselu (111)”, thuhet në shkrimin e“Marca”.

“Pa Muriqin dhe Rajkovic nuk mund të kuptohet përmirësimi i skuadrës. Sidomos jo pa sulmuesin kosovar”, u shpreh gazetari spanjoll.

Mallorca për momentin zë pozitën e 10-të në renditjen tabelore. Me 28 pikë të grumbulluara është në një pozitë të përshtatshme, duke pasur parasysh se ambicie kryesore mbetet mbijetesa.

Distanca me ekipet që gjendën në zonën në fjalë është 9 pikë. Një dallim i ndjeshëm dhe i konsiderueshëm. Në intervistat e mëhershme vetë përfaqësuesi kosovar e ka thënë hapur se e kanë për qëllim arkëtimin e 40 pikëve, që është edhe si kuotë që zakonisht “garanton” mosrënien në një kategori më poshtë.

Lajme të ngjashme