Vedat Muriqi reagon pas tërmetit në Turqi: Zemra ime është me të prekurit - NACIONALE

Vedat Muriqi reagon pas tërmetit në Turqi: Zemra ime është me të prekurit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi ka reaguar pas tërmetit në Turqi duke iu uruar shërim sa më të shpejtë.

Një tërmet i rëndë ka ndodhur në Turqi dhe Siri gjatë mesnatës, ku deri me tani janë raportuar mbi 1 mijë të vdekur.

Muriqi, i cili për disa vite ishte në Superligën e Turqisë te Fenerbahce iu ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.

“Dhimbja që përjetojmë është e papërshkrueshme. Lutjet e mia, zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti... Shërim sa më të shpejtë për të gjithë. Zoti i mëshiroftë ata që humbën jetën, të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.”, shkroi ai në rrjetin social “Twitter”.

Kujtojmë, Muriqi në Turqi ishte një ndër më të dashurit dhe disa herë u raportua për një rikthim para se t’i bashkohej Mallorcas ku po kalon formën më të mirë në karrierë.

Lajme të ngjashme