Marca: Mryto Uzuni shkakton probleme te Granada, s’del në stërvitje dhe kërkon largimin
Sulmuesi shqiptar Mryto Uzuni po refuzon të del në stërvitje, duke i bërë presion Granadas për ta lejuar të transferohet në MLS, kështu së paku raporton gazeta e madhe spanjolle “Marca”.
Në bazë të raportimit, Uzuni ka refuzuar të del në stërvitje ngase ka një kontratë të mirë në aspektin financiar nga skuadra amerikane Austin, andaj i ka kërkuar Granadas ta mbyllë marrëveshjen.
Uzuni që disa javë ka kërkuar nga klubi spanjoll që t’ia përmirësojnë kontratën, mirëpo një marrëveshje nuk është arritur prandaj po e kërkon largimin.
Austin është gati të paguajë 10 milionë euro për kartonin e Uzunit, kurse lojtarit do t’ia dyfishojnë pagën, e cila thuhet se është rreth 1.6 milionë euro për vit.
Për ta tensionuar situatën, Uzuni ka refuzuar të del në stërvitje, mungoi në ndeshjen ndaj Getafes ndërsa pritet të mungojë edhe të premten kundër Burgos.
Trajneri i Granadas i pyetur për këtë çështje deklaroi se Uzuni i ka thënë se nuk është në gjendje për të stërvitur dhe se nuk mund ta detyrojë shqiptarin të bëjë ndonjë gjë që nuk dëshiron.
“Kur u kthye nga pushimi, erdhi më tha se nuk dihet mirë për të stërvitur. Ai ende thotë se nuk është në pozitë për të stërvitur me skuadrën. Nuk mund ta detyroj askënd të stërvitet nëse nuk dëshiron. Nëse nuk stërviten, nuk mbështetem te ta”.