Marca: Karim Benzema qëndron te Real Madridi - NACIONALE

Marca: Karim Benzema qëndron te Real Madridi

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Karim Benzema nuk do të largohet nga Real Madridi këtë verë, kështu raportoi gazeta e madhe spanjolle "Marca".

Francezi orë më parë bëri me dije se situata ka ndryshuar duke thënë shkurtimisht: "Realiteti nuk është ajo që thuhet në internet", kur u pyet lidhur me mundësinë që të largohet në afatin e ardhshëm kalimtar.

Siç shkruan gazeta spanjolle, francezi nuk ka folur asnjëherë me klubin madrilen për këtë mundësi dhe ideja e tij mbetet qëndrimi në "Santiago Bernabeu".

Benzema pritet t'i qëndrojë besnik Realit edhe për një vit, pasi kanë arritur marrëveshje verbale që disa muaj, pavarësisht që mungon nënshkrimi.

Futbollisti është tejet falënderues për ofertën milionëshe të Arabisë Saudite, por njëkohësisht e di se kjo ofertë do të vlejë edhe vitin tjetër prandaj nuk do të largohet në verë.

Benzema është në dijeni se do ta lërë keq Real Madridin nëse largohet meqenëse nuk kanë ndonjë alternativë prandaj do të qëndrojë edhe për një vit tjetër, ku pastaj më shumë gjasë do t'i bashkohet Al-Ettihadit.

Real Madrid në anën tjetër do ta humbasë Marco Asension, por pritet ta rikthejë Brahim Diazin që është i huazuar që dy vite te AC Milani.

Lajme të ngjashme