Maqedonia e Veriut ia ‘rrëmben’ një lojtar Shqipërisë, publikon listën për miqësoret e marsit - NACIONALE

Maqedonia e Veriut ia ‘rrëmben’ një lojtar Shqipërisë, publikon listën për miqësoret e marsit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Maqedonia e Veriut ka bërë publike listën për ndeshjet e muajit mars, ku ndodhet edhe emri i Lirim Qamilit, që dikur ishte pjesë e Shqipërisë U21.

Qamili ka “shpërthyer” këtë sezon në Superligën e Danimarkës te Hvidovres, duke qenë ndër lojtarët kryesorë.

Duket se mungesa e interesimit nga Sylvinho, ka ndikuar që sulmuesi i krahut të djathtë ta pranojë ofertën e Maqedonisë së Veriut.

"Mezi presim takimin e ri pas një pauze të gjatë që nga ndeshja e fundit e eliminatoreve për Kampionatin Europian. 28 futbollistë do të udhëtojnë drejt Turqisë. Besoj se nuk ka asnjë arsye për ndonjë ndryshim të madh. Mbetemi me besim te lojtarët që luajtën kualifikueset e fundit, duke thirrur për herë të parë Lirim Qamilin nga Hvidovre e Danimarkës. Bëhet fjalë për një futbollist ofensiv që ka një vazhdimësi ndeshje të mira në klubin e tij dhe duam ta shohim në ambientin përfaqësues”, ka thënë përzgjedhësi Milevski

Ndërkohë, me Qamilin në këtë listë ndodhen plot gjashtë shqiptarë, si Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Agon Elezi dhe Erdon Daci.

Maqedonia e Veriut do t’i zhvillojë dy miqësore në Turqi, ndaj Moldavisë më 22 mars e pastaj edhe me Malin e Zi.

Lajme të ngjashme