Manuel Neuer lë pas lëndimin, gati për Arsenalin - NACIONALE

Manuel Neuer lë pas lëndimin, gati për Arsenalin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kapiten i Bayern Munchut Manuel Neuer ka fituar garën me kohën dhe do të jetë gati për ndeshjen çerekfinaliste kundër Arsenalit të dielën.

Portieri gjerman kishte pësuar një dëmtim që ndikoi të humbiste dy ndeshje për klubin në Bundesliga.

Megjithatë, “Sky Germany” raporton se Neuer është stërvitur me skuadrën të dielën dhe do të bëjë edhe një seancë stërvitore në mënyrë që ta dëshmojë se është gati për të martën.

Mirëpo lojtarët si Kingsley Coman, Leroy Sane, Aleks Pavlovic dhe Nous Mazraoui mund të mungojnë të gjithë udhëtimin për në Londër.

Coman ka një dëmtim muskulor, ndërsa Sane vuan nga një kockë e mavijosur. Pavlovic është i sëmurë dhe ka më shumë gjasa të kalojë për udhëtimin në kryeqytet.

Bayern Munich shkon në këtë udhëtim pas humbjes turpëruese ndaj Heidenheim, derisa Arsenali po kalon një formë të jashtëzakonshme, duke triumfuar me rezultat 3:0 ndaj Brightonit.

Ndërkohë, përballja e “zjarrtë” mes Arsenalit dhe Bayernit do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme