Mane: Ish lojtarët e Liverpoolit më binden për kalimin në Arabi
Sulmuesi i Al Nassr Sadio Mane ka zbuluar si ish lojtarët e Liverpoolit e binden për kalimin në Arabi.
Mane u largua nga Bayern Munich pas vetëm një sezoni, ku asgjë s’i eci sipas planit.
Senegalezi kaloi te Al Nassr, por e pranoi se u kërkua me ngulm edhe nga Al Ahli dhe Al Ittihad.
“Fillimisht bisedova me Firminon sigurisht. Ai donte të shkoja te klubi i gabuar, bëj shaka! Gjithmonë më telefononte dy apo tre herë të më bindte që t’i bashkohesha Al Ahlit”.
“Në të njëjtën kohë fola me Fabinhon sepse ishim të afërt dhe ai gjithashtu më donte te Al Ittihad, por këtë herë erdhi Al Nassr dhe e zgjodha Al Nassr”.
“Sigurisht Henderson është këtu dhe më shkroi mesazh duke më uruar fat dhe jam i emocionuar që t’i takoj dhe të përballem për herë të parë ndaj tyre. Do të fitoj ndaj juve djem”.
“Pasi pata këtë mundësi bisedova me familjen dhe ishin shumë të lumtur sepse është shtet mysliman. Nëna ime sidomos më bindi të vija”.
“Nëna ime është myslimane si unë, ishte e para që votoj se të vija këtu dhe e tërë familja ime ishte e emocionuar, prandaj nuk ishte e vështirë. Më pëlqen të jem pjesë e këtij projekti dhe kemi të ardhme të ndritshme”.
Me Sadio Manen dhe Cristiano Ronaldon, Al Nassr ka arritur të kualifikohet për herë të parë në histori në finalen e Ligës së Kampionëve arabe – ku do të takohen me Al Hilalin.
