Manchester Utd e refuzoi Timo Wernerin - NACIONALE

Manchester Utd e refuzoi Timo Wernerin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United e hodhi poshtë shansin për të nënshkruar me sulmuesin Timo Werner para Tottenhamit.

Spurs kanë kompletuar huazimin e gjermanit në formë huazimi me opsion blerje, ku peng ka mbetur vetëm zyrtarizimi.

Sidoqoftë, gazetari Fabrizio Romano raporton se Man United kishte mundësinë për të nënshkruar me ish yllin e Chelseas por e refuzoi.

Është huazim, Tottenham ka opsionin e blerjes por jo të obligueshëm prandaj mund të shikojnë para se të vendosin.

Timo është shumë i uritur sepse e sheh si një mundësi të shkëlqyer për të”.

Manchester United e konsideroi Werner si mundësi por pastaj vendosën të mos procedojnë sepse nuk është e qartë se çfarë lojtari duan”, deklaroi ai.

Werner pritet të udhëtojë për në Londër në ditët në vijim, që ta kompletojë rikthimin në Premierligë.

Tottenham ka opsionin e blerjes për 15-20 milionë euro në fundin e sezonit.

“Është fitore për të gjithë. Gjermania përfiton nga ai. Ne përfitojmë se kemi një lojtar”.

“Ai do të luaj rregullisht, kështu Tottenhami na ka premtuar”, tha drejtori i Red Bull Soccer Mario Gomez për “Sport1”.

Werner e sheh si opsion të artë për të marrë një ftesë te Gjermania për kampionatin evropian “Euro 2024”.

Lajme të ngjashme